Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Importuesi i veturave nga Koreja, Besim Canziba ka folur për mikrofonat e Rahoveci n’Fokus, ku ka dhënë detaje dhe ka informuar qytetarët lidhur me përparësitë e të pasurit një veturë nga Korea. 

Njeriu që tashmë ka marrë dhenë në rajonin tonë mbi numrin e veturave që po importon, ka shtuar se shumë shpejt tregu ynë i veturave do të dominohet nga ato me bazën aziatike.

“Një e mirë e patjetërsueshme është fakti se koreanët i heqin veturat pa i bërë 100 kilometra. Kjo për shkak se në momentin që e kapin këtë shifër, kalojnë në taksa shtesë. Veç kësaj, a i keni vërejtur se ulëset prapa i kanë gjithmonë të pastra. Arsye është fakti se atje nuk lejohet të kenë shumë fëmijë. Gjithashtu, çmimi jo shumë i dallueshëm me veturat prodhuese që bazë kanë Evropën është tjetër shtytje për njerëzit tanë që ta zgjedhin atë të Koresë”, tha fillimisht Canziba.

Veç kësaj, ai pohoi interesimin e madh të njerëzve, veçanërisht të Rahovecit për të siguruar një veturë nga Koreja.

Në faqen e mëposhtme mund të informoheni më shumë rreth këtyre veturave e çmimeve përkatëse, ndërsa duhet thënë që rahovecianët veçse janë dëshmitarë për numrin në rritje të shoferëve që po ngasin këso lloj veturash.

Të ndërlidhura

Rahoveci n’Fokus ka gati ofertat për kandidatë-asamblistë

Listat tashmë janë dorëzuar në KQZ dhe dihet gjithçka sa u përket kandidatëve që do të synojnë një ulëse në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Andaj, Rahoveci n’Fokus, konform ligjeve në…

Vazhdoni të lexoni...
Pak më tepër angazhim dhe Edon Cana mund ta kapë balotazhin, qe pse…

Mbështetja e madhe që ka nga udhëheqësit e Partisë Demokratike.  Në vendet lokale si Rahoveci kjo gjë çmohet me të madhe. Kësisoj, duke parë angazhimin e deritanishëm të tij në…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Cena i mërzitur pas vdekjes së Bacës Metë: Lamtumirë shoku ynë i paharruar

  • August 19, 2025
Cena i mërzitur pas vdekjes së Bacës Metë: Lamtumirë shoku ynë i paharruar

Tjetër sukses i djemve rahovecianë – Behajdin Tara hapë shkollën e gjuhës gjermane

  • August 19, 2025
Tjetër sukses i djemve rahovecianë – Behajdin Tara hapë shkollën e gjuhës gjermane

Aksident me të lënduar në Xërxë

  • August 19, 2025
Aksident me të lënduar në Xërxë

AS Dinamo fton fëmijë të tjerë për regjistrim, veçanërisht gjeneratën U-9

  • August 19, 2025
AS Dinamo fton fëmijë të tjerë për regjistrim, veçanërisht gjeneratën U-9