Bylbyl Sokoli siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës

Këngëtarja Edona Llalloshi dhe ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bylbyl Sokoli, pritet të bëhen ligjvënës në legjislaturën e ardhshme të kuvendit.

Dy figurat e reja të Lëvizjes Vetëvendosje ndodhen në mesin e 47 kandidatëve më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje të zgjedhjeve parlamentare, pas numërimit të rreth 75 për qind të votave për kuvend.

Edona Llalloshi i ka mbledhur 26 mijë vota, ndërsa Bybyl Sokoli 12 mijë vota.

Një listë të cilën e ka siguruar Paparaci, e cila tregon 47 kandidatët më të votuar deri në këtë pikë të numërimit, edhe profesori nga Parisi, Nezir Kraki del t’i ketë siguruar votat për një ulëse në kuvend. Kraki numëron 17 mijë vota.

Më i votuari është numri një i listës, kryeministri në detyrë Albin Kurti me 222 mijë vota aktualisht. Pas tij vjen kryeparlamentari Glauk Konjufca me 170 mijë vota, i pasuar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i cili numëron 84 mijë vota.

Numri tre i listës, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz është e shtata në renditje me 68 mijë vota, pas numërimit të rreth 75% të votave të kandidatëve për deputet, raporton Paparaci.

Ish-kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ndodhet i 31-ti në listën e më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje. Bahtiri, i cili garon për herë të parë për deputet në listën e LVV-së, ka siguruar 15 mijë vota deri më tani.

Për herë të parë deputet duket se do të bëhet edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, anëtar i Qendrës së LVV-së në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë 47 mandate në legjislaturën e ardhshme, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për subjektet politike.

Ndarja e ulëseve në kuvend, megjithatë mund të pësojë ndryshime pas numërimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora, të cilat pritet të numërohen pas numërimit të plotë të votave në vendovotime. 

Të ndërlidhura

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Importuesi i veturave nga Koreja, Besim Canziba ka folur për mikrofonat e Rahoveci n’Fokus, ku ka dhënë detaje dhe ka informuar qytetarët lidhur me përparësitë e të pasurit një veturë…

Vazhdoni të lexoni...
Nuri Bugari nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në Austri

Nuri Bugari, djali i dëshmorit të UÇK-së Avdullah Bugari, ka shënuar një tjetër sukses të madh në biznesin e tij në Austri. Kompania e tij Auto Bugari GmbH ka nënshkruar…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?