Besa e Kastrioti s’përforcohen, pak konkurrencë për Rahovecin në pjesën kryesore të sezonit

KH Besa e KH Kastrioti, dy nga skuadrat që pritej t’i bënin konkurrencë Rahovecit në garën për titull, nuk kanë shënuar lëvizje në merkato.

Afati për transferimin e lojtarëve u mbyllë me datën 16, pra vetëm tre ditë më parë, ndërsa sipas njoftimit të federatës ekipet kryesore s’kanë bërë përparime, hiq klubin nga Mizahir Isma.

Ardhja e Ardit Tafilajt nga Karagaçi në qytetin tonë u pa si lëvizje e zgjuar, duke kompensuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme hapësirën e krijuar pas largimit të maqedonasit, Stefan Atanasovski.

Kujtojmë me këtë të fundit KH Rahoveci ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Veç tij, nga Rahoveci u largua edhe Goran Andonoski, teksa vendin e tij e zuri Leonard Cula, nën urdhrat e të cilit pritet rrugëtimi drejt tre trofeve.

Duhet thënë, përveç garave evropiane, Rahoveci shkëlqeu në ato vendore, duke qenë i qindpërqindtë në 14 ndeshjet e pjesës së parë të sezonit. /Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit

Nuk ia arriti synimit, ani pse dorën në zemër u mundua me mish e me shpirt. Liridon Leci nuk do të jetë më trajner i Rahovecit. Kështu bëri të ditur…

Vazhdoni të lexoni...
Si në komunizëm: Smajl Latifi “nuk i lë” drejtorët të përgjigjen në seancë, iu thotë që këtë ta bëjnë me shkrim

Ndodh edhe kjo: kryetari Latifi iu thotë drejtorëve: ju ftoj të mos u përgjigjni. Këtë mund ta bëni me shkrim. Kështu iu drejtuar i pari i ekzekutivit në Rahovec vartësve…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

  • April 30, 2025
Çka na thanë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

  • April 30, 2025
Vreshtarët kërkojnë ta marrin drejtimin e KF Rahovecit, tregohen pak të ashpër ndaj kryesisë aktuale

“S’ka rrjet, u ndalë rrjeti”, bujqit rahovecas hasin në telashe gjatë aplikimit për subvencione

  • April 29, 2025