Ditët e fundit shumë njerëz kanë shkruar në adresë të redaksisë, duke pyetur nëse kandidatët për Kuvend Komunal (Asamble) mund ta dijnë se ku voton filan votuesi.
Kjo është totalisht e pavërtetë. Ata mund t’ju thonë ashtu, por e vërteta është komplet ndryshe.
Një kandidat nuk mund ta dijë se në cilën klasë votoni, pasi kjo ndërrohet lehtë në sistem të KQZ-së.
Ndërkaq, nëse jeni në të njëjtën pikë votimi si në zgjedhjet paraprake, do të thotë se do të votoni në bazë të mbiemrit, çka do të thotë se mund të dihet vetëm klasa, por asesi cila hapësirë votuese, apo në cilën kuti është vota juaj.
Andaj, lirshëm, pa asnjë presion, zgjedhni kë t’ua dojë zemra. Republika e Kosovës ka shënuar hapa para këto 25 vite dhe mënyra e votimit, çdo palë zgjedhje vlerësohet si nga instancat vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Thjesht, ligji ju mbron. Kontrollojeni fletëvotimin mos ka ndonjë shenjë. Nëse ka, gëzoni të drejtën që të kërkoni tjetër. Nëse s’e ka asnjë të tillë, atëherë mendoni vetëm për të ardhmen tuaj dhe vendosni për të.