As Berat Buzhala s’i jep shpresa Burim Krasniqit: LDK s’ka gjasa në Rahovec

Berat Buzhala ka dhënë versionin e tij se si e sheh Lidhjen Demokratike në zgjedhjet lokale.

Ndër të tjerash përmendi edhe komunën e Rahovecit, ku sipas tij nuk ka fare gjasa për të triumfuar.

Nuk dihet nëse Buzhala ka ndonjë matje ose jo, por të paktën nga këndëvështrimi i tij, s’ka shpresa për Krasniqin.

Kujtojmë, duhet thënë që i pari i LDK-së, për të prekur të paktën balotazhin duhet ta rrisë votën në qytet, e këtu shpresa është te Asllan Rahmani, për shkak të reputacionit që gëzon në Rahovec.