Arrestohet ngasësi 30-vjeçar që dyshohet se shkaktoi vdekjen e Bashkim Haxhimustafës

Është arrestuar ngasësi 30-vjeçar i veturës Mercedes, që dyshohet ta ketë shkaktuar aksidentin që derivoi me vdekjen e Bashkim Haxhimustafës.

Ky i fundit vdiq në QKUK, mbrëmë pak para mesnatës. Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth dërgimit në mbajtje të shkaktarit të dyshuar.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.”, thuhet ndër tjerash në raport.