Aksident në Krushë të Madhe, shkelet për vdekje një këmbësor

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, i cili më pas ka vdekur.

Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)”.

“Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në konfirmim.

Të ndërlidhura

Hajnat thyejnë xhaminë në Vrajakë – vidhet kasaforta me para

Sinjali mëson ekskluzivisht se një rast vjedhjeje e rëndë është raportuar në xhaminë e fshatit Vrajak, në komunën e Rahovecit. Burimet policore bëjnë të ditur se gjatë natës mes 13…

Vazhdoni të lexoni...
AS Dinamo zhvendoset në Kompleks me stërvitje, nesër në 20:00 e para e korrikut

AS Dinamo vijon të shtojë organizimin dhe të rrisë kapacitetet. Për të vetmen arsye rehatinë e fëmijëve dhe zvogëlimin e përgjegjësisë tek prindërit ka angazhuar transport për dy muajt e…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

  • August 12, 2025
Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

  • August 12, 2025
Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

  • August 12, 2025
Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani

  • August 11, 2025
Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani