Aksident me të lënduar në Xërxë

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë.

Lidhur me rastin është deklaruar policia.

Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj për Klankosova.tv.