Leci nis keq aventurën te Rahoveci, vështirësohen matematikat

Rahoveci është mposhtur 1-0 nga Drenica në udhëtim.

Mjaftoi një gol i Fofanës në pjesën e parë për ta mbyllur çështjen e fituesit, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Me këtë humbje bardhekaltërit mbesin në kuotën e 7 pikëve, 8 sosh më pak se Istogu që është në pozitën që garanton mbijetesën.

Gjithsesi, ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar, andaj nuk duhet dorëzuar.

Xhiron e ardhshme Rahoveci mirëpret Besa Pejën, kurse Istogu i shkon Rilindjes.