Rugovistët e Rahovecit dështuan sërish, veç pozita e katërt për ta

LDK e katërta. Për më tepër pasqyra është e saktë: duhet punë brenda qytetit.

Përkundër kandidimit të Avdullah Hotit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ia ka dalë të shfrytëzojë rënien e AAK-së.

Kësaj radhe kjo degë arkëtoi vetëm 3152 vota, pak më shumë sesa kishte më 2021, 3056.

Kujtojmë që rezultati këtu është shumë i rëndësishëm për zgjedhjet lokale.

Rikthimi i PDK-së me gjasë e ka frikësuar AAK-në e Latifit, që tash ka punë përpara.