Smajl Latifi thyen heshtjen zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, njëherit kandidati për deputet, Smajl Latifi ka thyer heshtjen zgjedhore.

Përmes njl postimi në “Facebook”, Latifi u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë partinë që përfaqëson, gjë kjo e ndaluar me ligjin e ri zgjedhor.

Sipas këtij ligji, nga ora 07:00 – 19:00 në ditën e zgjedhjeve nuk ka të drejtë askush të bëjë thirrje pëe votim të një partie të caktuar.

Pritet dënimi nga PZAP-ja.