
Grapeland ka hapur me fitore stinorin e ri pranveror.
Djelmoshat e Bujar Locit ishin dukshëm më të mirë se mysafirët, duke triumfuar kështu 101-66.
Më i dalluari padyshim se ishte Bardhi Rexha me 31 pikë, teksa 19 sosh shtoi Hadis Durguti.
Në anën tjetër, duhet thënë se Burim Zekiqi realizoi 13 pikë në debutim.
Xhiron e ardhshme Grapeland i shkon NEW Basketit në udhëtim.