Erza Kastrati fiton garën komunale të Fizikës, do të përfaqësojë Rahovecin në Olimpiadën Republikane

Janë mbyllur dje edhe garat e Fizikës për komunën tonë.

Këtë e garë e fitoi nxënësja e paraleles IX-1 në shkollën “Heronjtë e Kosovës” nga Hoça e Vogël, Erza Kastrati.

Kastrati, do ta përfaqësojë Rahovecin në Olimpiadën Republikane, ndërsa duhet thënë se po e njëjta ka përfaqësuar komunën tonë edhe në garat e matematikës, me ç’rast ka siguruar plasman ndërkombëtar, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës.