“Zjarrvënie”, çka thotë policia për djegien e fabrikës në Sopniq?

U desh intervenimi i zjarrfikësve që të lokalizohet zjarri. Fjala është për djegien e fabrikës së plastikës në Sopniq, kryetemë e ditës së djeshme në Rahovec.

Por, çka thotë policia në raportin policor. Sipas asaj që thuhet, ende nuk dihet dëmi i shkaktuar, megjithatë bëhet e ditur se rasti ende po hetohet.

Raportohet se një fabrikë ishte përfshirë nga zjarri. Fabrika e cila kishte prodhuar: Qese të plastikës, thasë të mbeturinave, lugë , pirunë të plastikës. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.“, thuhet ndër tjerash në raport.