Super-transferim: KH Rahoveci ia merr Besës Famgas pivotin Ardit Tafilaj

KH Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas zhvillimeve të fundit, ku u emërua trajneri i ri, u konfirmua edhe një prurje.

Bëhet fjalë për Ardit Tafilajn. Pivoti fantastik, që viteve të fundit djersiti fanellën e Besës Famgas në stinorin pranveror do të luajë për KH Rahovecin.

Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes një komunikate.