Zhduket një vajzë në Rahovec, babai njofton policinë

Një vajzë nga Rahoveci është zhdukur me datën 13 të këtij muaji.

Sipas policisë, rastin e lajmëroi vetë babai i saj, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Mësohet se pas largimit vendndodhja e saj nuk dihet.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 13.01.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull m/k, ka njoftuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.”, thuhet ndër tjerash.