Kërkohet vendosja e një “polici të vdekur” në rrrugën “Avdullah Bugari”, shkak shpejtësia e çmendur

Banorët e lagjes që përfshin njërin segment të rrugës “Avdullah Bugari”, përmes redaksisë sonë kanë kërkuae angazhimin e autoriteteve për vendosjen e pengesës, përkatësisht “policit të vdekur”.
 
Shkak për këtë duket të jetë shpejtësia e madhe e veturave që kalojnë këtupari.
 
“Ngasin si të çmendur. Polici i vdekur është e vetmja zgjidhje para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi”, tha një banor në kushte anonimiteti për Rahoveci n’Fokus.
 
Redaksia jonë u bëm thirrje të gjitha instancave relevante që t’i shqyrtojnë mundësitë për një gjë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *