Avdullah Hotit s’i bën shumë përshtypje Rahoveci – del për fushatë në Vushtrri

Është e ditur kjo. Avdullah Hotit s’i bën shumë përshtypje Rahoveci. Ndoshta për shkak të numri të vogël të votave që arkëton në vendlindje.

Ai tradicionalisht ka qenë i përqendruar në komunat tjera, gjë kjo që bie në shpërputhje totale me angazhimin e degës së Lidhjes Demokratike.

Kjo e fundit nuk ka fituar në Rahovec që nga viti 2007, ndërsa rezultat të dobët pritet të shënojë edhe në këto zgjedhje.

Dorën në zemër, ky është lajm i keq, pasi një LDK e dobët në komunë do t’ia zvogëlonte konkurrencën Smajl Latifit në zgjedhjet lokale që do të mbahet vjeshtën e këtij viti.

Avdullah Hoti shihet si i vetmi që mund të bëhet deputet nga komuna jonë, andaj ky injorim ndaj qytetarëve, duke mos u angazhuar pambarim, lë vërtetë për të dëshiruar.