Gjeodeti Osman Dula i ashpër ndaj KRU Gjakovës: Po na injoroni e po na rrezikoni fëmijët

Shkruan: Osman Dula

Pavarësisht ankesave të shumta dhe thirrjeve të bëra në organet udhëheqëse të kompanisë, situata nuk është zgjidhur. Para një jave, një ekip erdhi për të ndërhyrë, kryen gërmime për të gjetur defektin, por pa sukses. Arsyeja që na u dha ishte qesharake dhe e papranueshme, duke deklaruar se “defekti nuk mund të gjendet”. Ata kanë lënë gropën e hapur, çka ka shkaktuar një sërë problemesh:

1. Rrezik për sigurinë e fëmijëve – Gropa e hapur përbën një rrezik të lartë për fëmijët që jetojnë në lagje.
2. Pengesa në komunikacion – Rruga është bllokuar, duke pamundësuar qasjen rrugore për banorët e lagjes.
3. Mungesë e ujit për banorët – Rreth 15 shtëpi kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, duke u detyruar të përdorin alternativa të rrezikshme, si p.sh. ujë nga bunarët, që është i pakontrolluar dhe përbën një rrezik të lartë për shëndetin.

Probleme shëndetësore të mundshme:
Duke qenë se furnizohemi me ujë të pakontrolluar, rrezikojmë infeksione të ndryshme, sidomos te fëmijët, për shkak të cilësisë së dobët të ujit.

Mungesë përgjigjeje dhe neglizhim:
Kemi përshtypjen se si lagje po neglizhohemi. Pas shumë përpjekjeve dhe ankesave, po hasim në “vesh të shurdhër”. Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon zgjidhje urgjente.

Lokacioni i problemit:
Rr. Avdullah Bugari – Rahovec

Me shqetësim,
Banori i lagjes, Osman Dula
P.S. Bashkangjitur gjeni fotografi nga vendi i ngjarjes.

Të ndërlidhura

AS Dinamo zhvendoset në Kompleks me stërvitje, nesër në 20:00 e para e korrikut

AS Dinamo vijon të shtojë organizimin dhe të rrisë kapacitetet. Për të vetmen arsye rehatinë e fëmijëve dhe zvogëlimin e përgjegjësisë tek prindërit ka angazhuar transport për dy muajt e…

Vazhdoni të lexoni...
AS Dinamo nesër me stërvitjen e radhës, e hapur për regjistrime të reja

Akademia e Sporteve Dinamo po vijon rritjen e saj, në veçanti atë në futboll. Nesër, sipas planprogramit të publikuar në faqen zyrtare, do të jenë edhe stërvitjet e radhës. Tutje…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

  • July 8, 2025
Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

Super-Viva s’e respekton vendimin e drejtorit Krasniqi, koshët e mbeturinave rrezik për sëmundje

  • July 8, 2025
Super-Viva s’e respekton vendimin e drejtorit Krasniqi, koshët e mbeturinave rrezik për sëmundje

Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

  • July 8, 2025
Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

  • July 8, 2025
Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit