Aksident në Krushë të Madhe, shkelet për vdekje një këmbësor

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, i cili më pas ka vdekur.

Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)”.

“Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në konfirmim.

Të ndërlidhura

AS Dinamo zhvendoset në Kompleks me stërvitje, nesër në 20:00 e para e korrikut

AS Dinamo vijon të shtojë organizimin dhe të rrisë kapacitetet. Për të vetmen arsye rehatinë e fëmijëve dhe zvogëlimin e përgjegjësisë tek prindërit ka angazhuar transport për dy muajt e…

Vazhdoni të lexoni...
AS Dinamo nesër me stërvitjen e radhës, e hapur për regjistrime të reja

Akademia e Sporteve Dinamo po vijon rritjen e saj, në veçanti atë në futboll. Nesër, sipas planprogramit të publikuar në faqen zyrtare, do të jenë edhe stërvitjet e radhës. Tutje…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

  • July 8, 2025
Pak sport: KF Rahoveci në gjumë, KH Rahoveci javën e ardhshme mëson kundërshtarin në EHF Cup

Super-Viva s’e respekton vendimin e drejtorit Krasniqi, koshët e mbeturinave rrezik për sëmundje

  • July 8, 2025
Super-Viva s’e respekton vendimin e drejtorit Krasniqi, koshët e mbeturinave rrezik për sëmundje

Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

  • July 8, 2025
Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

  • July 8, 2025
Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit