Telashe logjistike për Unum Events, Bedri Hamza pritet ta “dridhë” Rahovecin këtë të enjte

Menaxheri i Unum Events këto ditë po mendon veç për një gjë: vizitën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, anise duke njohur kapacitetet e tij prej ndërmarrësi, do t’ia dalë t’i menaxhojë të gjithë mysafirët që ka ftuar dega e PDK-së në komunën tonë.

Se është parë një entuziazëm i veçantë këto ditë në qytet nuk do mend, ndërsa pritet të konfirmohet këtë të enjte, kur në qytetin tonë do të zbarkojë Bedri Hamza, një nga politikanët më me sharm në Kosovë.

Nga Partia Demokratike në Rahovec synojnë këndelljen pas zgjedhjeve të fundit, ku dolën në vendin e katërt, por kësaj radhe nuk do të pranojnë më pak se pozitën e parë, e ku për këtë gjë pritet të ndikojë edhe kandidatura e Prof.Dr. Idriz Vehapit, një nga figurat më të mirëpritura në Rahovec, shto këtu edhe Edon Canën, një kuadro me finesë ndërkombëtare.

E dëshmi për këtë pritet të jetë numri i madh i mysafirëve që do të jenë në Unum Events.

Bedri Hamza pritet ta shpalosë programin e tij, ku fjalën kyçe do ta ketë bujku, gjegjësisht vreshtari.

Të ndërlidhura

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Foto: Kallxo.com Smajl Latifi i frikësohet tejmase balotazhit. Kështu i kanë thënë Rahovecit n’Fokus burime pranë kabinetit të tij. Arsyeja kryesore pse ai ka frikë për një gjë të tillë…

Vazhdoni të lexoni...
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

E hapi dhe e proklamoi me krenarinë më të madhe. Megjithatë, “Shtëpia e Pleqve” mbetet vetëm dështimi i radhës i Smajl Latifit. Duke parë interesimin minimal të të moshuarve për…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?