Ndahet torja në PDK. Vendoset përfundimisht kush do të jetë pjesë e kabinetit dhe kush do ta mbajë postin e dytë më të rëndësishëm, atë të nënkryetarit.
Siç edhe kemi raportuar më parë, ky post do t’i takojë Betim Zllanogës.
Atdhe Rama do të jetë drejtor i Kulturës, teksa Altin Zhuniqi drejtor për Ekonomi dhe Turizëm.
Ka mbetur të caktohet vetëm drejtori për Bujqësi, gjë kjo që do të vendoset pas dy javësh.
Kujtojmë, marrëveshja AAK – PDK ishte arritur tash e sa kohë, por që u mbajtë në heshtje, për të mos u dëmtuar partitë në zgjedhje nacionale, anise më të dëmtuara s’kanë se ku të shkojnë./Rahoveci n’Fokus
