Në një postim të redaksisë sonë me datën 14 maj të vitit që lamë pas patëm bërë presion në drejtim të kreut të DKRS-së, Afrim Dina që t’i lëshojë paratë, anise problemet me përmbaruesin për komunën ishin të paevitueshme.
Ajo kërkesë u pat bë me të vetmin qëllim që të ekzekutoheshin pagat për hendbollistë, me këta të fundit që refuzonin të luanin në finale të Play Offit.
Me urdhër të Dinës, pagesa u pat ekzekutuar, hendbollistët më pas pranuan të luanin dhe Rahoveci mbrojti titullin. E kur kontribuon në këtë drejtim, padyshim se merr meritat, në veçanti kur ke punë me redaksi mirënjohëse si kjo e jona.
