Megjithëse s’ishte vit i lehtë në rrafshin personal jetësor, ai mblodhi forcat dhe sërish gjeti rrugën për t’i kontribuuar Kulturës së Rahovecit për vitin që veçse lamë pas.
Qamil Shtavica u propozua më së shpeshti nga lexuesit e Rahoveci n’Fokus si kryefjala e këtij sektori të rëndësishëm, por që s’gjen edhe më tutje mbështetjen e nevojshme.
Si redaksi, çmojmë pafund angazhimin e tij në lëminë gjegjëse, teksa duke i uruar jetë të gjatë e plot shëndet, shpresojmë që të vijojë njëjtë e të jetë katalizator për gjeneratat e reja që mëtojnë të merren me këtë Kulturë.
