1.1 C
Orahovac
E shtunë, 10 Janar, 2026

Alarmante: Situatë e rëndë te KF Rahoveci, s’ka pare

Duket se largimi i Senad Alirifës nuk do të jetë i vetmi nga KF Rahoveci merkaton e janarit. 

Kjo për shkak se rrugës së largimit janë edhe disa futbollistë.

Rahoveci n’Fokus mëson nga burime brenda kampit bardhekaltër se situata financiare nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Gjithëherë, thënë se buti.

Sipas raportimeve nga futbollistët, klubi është tri paga prapa dhe se nuk po arrin t’i kapërdijë shpenzimet e mëdha.

Le të jetë kjo edhe një thirrje për mërgimtarët që t’i ndihmojnë njërës prej skuadrave më të vjetra në vend.

Gjithsesi, redaksia jonë është në pritje të reagimit të kryesisë pas ndryshimeve të fundit.

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat