Almedin Hoxha nga Rahoveci shkëlqen me çmime individuale në ShBA

Almedin (Nazmi) Hoxha nga Rahoveci vijon të shkëlqejë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djaloshi që në një të ardhme jo shumë të largët do të ftohet edhe nga kombëtarja e Kosovës po shënon rritje të jashtëzakonshme përtej Oqeanit.

Së fundi, ai shenjoi një tjetër të arritur, duke arkëtuar çmime individuale si një prej më të dalluarve në kategorinë e tij.

Kujtojmë, Almedini është i biri i Nazmi Hoxhës, një sipërmarrës tejet i suksesshëm në ShBA, atje prej nga ku edhe ndihmoi shumë në kalimin e integrimin poashtu të bashkëvendasve tanë.

Gjithashtu, duhet përmendur, Rahoveci n’Fokus pat raportuar për Almedinin edhe kur ky i fundit stërviste në stadiumin “Jahja Danuza”, që tashmë ka mbetur vetëm në mendjet e futbolldashësve.

Më poshtë edhe postimi: