Burim Krasniqi është zgjuar nga gjumi. Përderisa tre vjet e gjysmë kishte pushuar në Kuvendin Komunal, e heshtjen e kishte vazhduar edhe në balotazh, tash i ka rënë në mend që duhet ta kritikojë pushtetin.
Përkundër kësaj, ai nuk përmendi fare Smajl Latifin, si i pari i komunës, por kritikoi pak ëmbël përgjegjësit.
Veç kësaj ai shtoi se nuk do të hesht ndaj asnjë pune të keqe të Latifit, por që fatkeqësisht s’e dëshmoi një gjë të tillë kur Rahoveci kishte nevojë më së shumti për të, në balotazh. Atje u fsheh.


