Hamid Mullabazi: Furnizimi me ujë është stabilizuar

Drejtori i KRU Gjakova – njësia Rahovec, Hamid Mullabazi, ka hedhur poshtë pohimet se nuk ka ujë të pijshëm mjaftueshëm në Rahovec.

Në një bisedë për Rahoveci24 ai tregoi se për muaj të tërë ka vuajtur qyteti nga thatësira e madhe në Liqenin e Radoniqit.

Ai tha se kjo situatë është tejkaluar tash e disa ditë.

“Ka katër-pesë ditë që është tejkaluar ajo situatë”. “Sot kemi pasur një defekt në qytet, i cili është sanuar. E them me plot përgjegjësi që furnizimi me ujë është stabilizuar”, deklaroi Mullabazi.

Që nga emërimi si drejtor, Hamid Mullabazi ndali keqpërdorime të mëdha të rrjetit si dhe kontriboi në efikasitetin e shërbimeve të KRU Gjakovës në komunën e Rahovecit.