Rahoveciani gjen granatë dore në oborr, thërret policinë

Është gjetur një granatë dorë në oborrin e një shtëpie në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. 

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, përcjell Rahoveci n’Fokus.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Rr. Bekim Isma, Rahovec  09.11.2024 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se derisa ishte duke kryer disa punime në oborri e shtëpisë kishte hasur në një granat dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim”.