Kosova ka publikuar listën e hendbollistëve të ftuar për duelin ndaj Britanisë së Madhe, duel ky i vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2027.
Siç edhe mund ta shihni në listën e mëposhtme, 6 nga 18 henbollistët janë lojtarë të KH Rahovecit.
Duhet thënë që në këtë grumbullim mungojnë dy kapitenët Valon Dedaj e Kastriot Jupaj, ndërkaq spikat pivoti Ardit Tafilaj i “Vreshtarëve” që ftohet për herë të parë.


