Asllan Rahmani, zëvendësuesi potencial i Burim Krasniqit në krye të LDK-së

Ende nuk dihet se çka do të ndodhë me degën e LDK-së në Rahovec pas moskalimit në balotazh, por një gjë është e sigurtë, Burim Krasniqi nuk do ta lë atë pa u siguruar mirë që një profil i duhur ta marrë atë. 

Krasniqi, që humbi dy palë zgjedhje, pat thënë në të kaluarën që nëse ndodhë të mos arrijë balotazhin dy herë radhazi, nuk ka arsye për të qëndruar në krye të degës së Lidhjes Demokratike në komunën tonë. 

Por, kush është zëvendësuesi potencial? 

Pistat janë të qarta. “All Star-at” e degës, Ibrahim Kryeziu dhe Nahit Elshani dhe krahu i ri, Asllan Rahmani. Ky i fundit doli më i votuari nga radhët e Diasporës, ndërsa mund ta ketë poashtu mbështetjen e grupit të të rinjve, Lirigzon Kastrati e Yllka Shehu.

Një tjetër arsye pse mund ta shtyjë Krasniqin që të vendosë për Rahmanin në krye të degës është fakti se me shumë gjasë kandidatët e të gjitha partive në zgjedhjet e vitit 2029 do të jenë nga qyteti, çka hipotetikisht do ta bënte garën tejet interesante dhe me gjasa të barabarta, ndërkaq vetë Krasniqi do të angazhohej në fshatëra, aty ku ka shumë ndikim, ndikim ky që u pa edhe në zgjedhjet e 12 tetorit./Rahoveci n’Fokus