Drejtori i QKMF-së çeras stafin për specializim, s’i shkon mendja ta thërrasë adminin e Rahoveci n’Fokus

Punëtorët shëndetësorë të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” janë mbledhur sot në një darkë të përbashkët. 

Sipas postimeve të publikuara në rrjetet sociale, një nga arsyet është edhe specializimi i ushtruesit të detyrës të drejtorit aktual, Elbunit Kryeziu. 

E kemi thënë në postimet e mëparshme që ai pritet të bëhet edhe zyrtarisht drejtor, pasi së fundi është hapur edhe konkursi.

Ajo që ia vlen të ceket është fakti se Kryeziu u tregua paksa koprrac, pasi s’i shkoi mendja ta thërrasë edhe kritikuesin më të madh të tij, amdimin e Rahoveci n’Fokus. 

Për të qenë korrekt, përveç Kryeziut në këtë “aheng” participuan edhe dy doktorët tjerë që specializuan, Bajram Sokoli e Adriatik Avdullahu.