Besnik Shkelzen Hoti është kandidati më i votuar në këto zgjedhje në nivel komunal, gjithmonë sipas rezultateve preliminare, anise duket që do të jetë i tillë edhe pas numërimit të këtyre të fundit.
Hoti, është një nga njerëzit më besnikë të Smajl Latifit dhe kushedi, në ndonjë të ardhme të afërt mund edhe ta mendojë kandidaturën për kryetar.
Duhet përmendur gjithsesi faktin që përgjatë kohës sa ka qenë udhëheqës i Administratës, ka kryer punë të rëndësishme rreth organizimit, përkatësisht dixhitalizimit, duke u vlerësuar si një prej më të mirëve në kabinet./Rahoveci n’Fokus