Si ia punoi Edon Canës në Fortesë vetë PDK-ja?!

Të ndodhë për pak vota, është në rregull. Megjithatë të jetë dallimi kaq i madh mes kandidatëve për Kuvend Komunal dhe kandidatit për kryetar, kjo ka ndodhur në Fortesë. 

Edon Cana ka marrë vetëm 138 vota gjithsej, apo 15% të totalit të votuesve në shkollën “Liria”.  Deri këtu gjithçka korrekte. 

Por, nëse shohim shifrat për Kuvend Komunal, atëherë nënkuptohet që PDK mori 224 vota, apo 26.08%.

Një shpërputhje totale kjo, e për të cilën ekziston njëfarë eufemizmi për ta quajtur edhe mosbesnikëri ndaj kandidatit për kryetar, në këtë rast Canës.

Redaksia provoi të kontaktojë me këtë të fundit, e që refuzoi të përgjigjet për shkak të një udhëtimi familjar shëndetësor, por që pohoi se rezultati do të analizohet më pas e do të komunikohet me publikun gjithsesi./Rahoveci n’Fokus