Rahovecianët s’harrojnë kush angazhohet, Dafi merr mandatin e dytë në po aq kandidime

Defrim Kafexhiu i njohur në zhargonin lokal si Dafi, ka marrë mandatin e dytë si asamblist, në po aq kandidime.

Përkundër faktit se ishte numër 18 në listë, Kafexhiu ia doli të pozicionohet si më i votuari i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.

Njoftimin për kalimin me sukses të kandidaturës e dha vetë ai përmes një postimi të para pak çasteve në “Facebook”.