Njeriu që shkërmoqi dikasterin e Arsimit në Rahovec dhe personi që pa Smajl Latifin kushedi se ku do të ishte, Avni Morina, e ka luajtur “krinxhin ekstrem” në deklarimin e tij të parë pas konfirmimit të pafajësisë nga Gjykata Supreme.
Përmes një postimi në “Facebook” ai pati një falënderim edhe për ata e ato që nuk e duan.
Patetizmin e vijoi me shprehjen fëmijërore: jua dëshiroj dyfishin e asaj që ma dëshironi mua.
Mund të jetë i gëzuar me vendimin, gjë edhe e kuptueshme sepse jemi njerëz dhe kemi emocione, por secili duhet ta dijë rëndësinë e vet.