Shfmu “Isa Boletini” është institucioni me numrin më të madh të nxënësve në komunën tonë, sa i përket arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Megjithatë, kjo nuk po iu pengon udhëheqësve, ose thënë më mirë, administratorëve të faqes që ta zbulojnë se kë kandidat mbështesin në këto zgjedhje.
Të shpejtë kanë qenë informatorët e Rahoveci n’Fokus, që në adresë të redaksisë kanë dërguar një “screenshot” ku shihet se “Shfmu Isa Boletini” pëlqen lajmin e portalit tjetër lokal, Rahoveci24 e ku flitet për një njoftim të mirë për kreun aktual.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe shkolla “Bekim Sylka” apo do ta lënë “Isa Boletinin” të vetmuar.