Mundësia e fundit për testet mjekësore tek të rinjtë e AS Dinamos, sot nga ora 17:00 në Prolab

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy palëve, AS Dinamo dhe Poliklinikës e Laboratorit Prolab, ky i fundit ka shprehur gatishmërinë që nën udhëheqjen e doktorit specialist, Vegim Peja, të kryejë testet mjekësore për të gjithë fëmijët e klubit verdhezi që s’e kanë bërë një gjë të tillë.

Në fakt, testet mjekësore mund t’i kryejnë edhe lojtarët që nuk kanë qenë të regjistruar, por duan të marrin pjesë në garat regjionale me fanellën dinamovite.

Këto teste janë organizuar për në orën 17:00, teksa duhet thënë që stërvitjet mbahen një orë më vonë në Toni Sport, para se të dielën të zhvillohet ndeshja e parë e kampionatit.