Doryan Hoxha, ylli i ri rahovecian që po kalitet në Llozanë

Një tjetër futbollist rahovecian po kalitet në Zvicër, konkretisht në Llozanë.

Bëhet fjalë për Doryan Hoxhën, 12-vjeçarin, pjesë e akademisë FC STADE LAUSANNE-OUCHY, shkruan Rahoveci n’Fokus.

Ai është i biri i Enis Hoxhës, ndërsa sipas asaj që thuhet në shtetin helvet, është një nga njomakët më premtues.

Më poshtë edhe një përshkrim i shkurtër për të nga njerëzit e afërt që po e mbështesin fuqimisht.