Pulmologu Besim Morina është emëruar drejtor i Klinikës së Pulmologjisë në QKUK.

Vendimi është marr pas mbarimit të mandatit të ish-drejtorit Musa Hoxha, shkruan Gazeta Shneta.

Dr. Besim Morina ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006.

Në vitin 2013 përfundoi specializimin në Mjekësi Interne, ndërsa në vitin 2015 përfundoi subspecializimin në Pulmologji.

Dr. Besimi është pjesë e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetittë Prishtinës nga viti 2007, në katedrën e Mjekësisë Interne dhe Pulmologjisë.

Që nga viti 2014, ai punon si specialist në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku poashtu ka shërbyer si Shef i Departamentit Diagnostik.

Ka përfunduar studimet master në Menaxhment Shëndetësor, si dhe studimet e doktoratës dhe mban titullin Doktor i shkencës.

Dr. Besimi është Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Kosovare të Pulmologjisë nga viti 2019. Po ashtu, ai është anëtar aktiv dhe përfaqësues i Kosovës në Shoqatën Evropiane Respiratore(ERS).