
Të shtunën që lamë pas, doli në pah një skandal i papaprecedent e ku e përfshirë është Drejtoria Komunale për Arsim, që aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Afrim Limani, njëherit kreu i drejtorisë për Financa.
Ishin disa prindër që u lajmëruan në adresë të redaksisë lidhur me problemin e klasës V/3. Mësuesja e kësaj klase ka shkuar në pushim të planifikuar të lehonisë (siç edhe e lejon ligji), ndërsa shkolla “Isa Boletini” e ka ditur këtë fakt, nuk ka marrë asnjë veprim për zëvendësim.
Skandali i DKA-së: Vendosë për shpërbërjen e klasës V/3 të “Isa Boletinit”, shkak lehonia e mësueses
Siç ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga burime pranë personelit të shkollës, gjithçka është bërë në pajtueshmëri që të mos ketë zëvendësim, për shkak se shumë kandidatë janë në listë dhe do të kishte tepër të pakënaqur në momentin e zëvendësimit.
Kjo pakënaqësi pastaj s’do mend se do t’i kundërvihej Smajl Latifit në zgjedhje.
Teksa shkolla s’e ka thënë asnjë fjalë përmes rrjeteve sociale, përkundër se bëri një reagim mediokër (shih sipër), redaksia jonë ka kuptuar planin e çuditshëm të udhëheqësisë.
Për ta evituar më të keqen, pra shpërbërjen e klasës V/3, planifikohet që në sallën e Edukatës Fizike të mbahet mësim i përbashkët për dy paralele.
Anise shihet si zgjidhje, nuk është as për së afërmi e tillë. Qe pse:
Shkollat edhe ashtu kanë probleme në mësimnxënie për shkak të numrit të madh që i duhet të punojë një arsimtari, e paramendoni kjo të ndodhë me mbi 40 vetë. Pra, aty s’do të kishte as mësimnxënie minimale.
Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, kurse Rahoveci n’Fokus do të qëndrojë pranë për të mbështetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, e që është zëvendësimi i mësueses./Rahoveci n’Fokus