Një rast dhunë është regjistruar në Rahovec në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të policisë, bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj gruas së tij.
Tutje bëhet e ditur se çifti janë paraqitur para autoriteteve, me këta të fundit që çuan rastin në procedurë të rregullt.
“Dyshohet se bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj ankueses f/k. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.”