Mundësi e mirë për bizneset, AS Dinamo ofron hapësirë sponsorizimi në fanellat e edicionit të ri

AS Dinamo nuk e ka ndërmend të ndalet. 

Siç ka mësuar redaksia jonë nga burime pranë akademisë verdhezi, kjo shkollë pritet të marrë pjesë në gara për edicionin e ri, dhe atë me tri gjenerata.

Ndërkaq, për një paraqitje sa më të dinjitetshme dhe në frymë rahoveciane, dinamovitët kanë ofruar hapësirë sponsorizimi në fanellat e gjeneratave U-11 dhe U-13.

Kjo pasi, siç bëhet e ditur me grupin U-9 veçse ka marrëveshje gjiganti Frigostar.