Përçarje në degën e OVL-UÇK-së në Rahovec?!

Pardje u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku, sipas informatave publike, kryetar u zgjodh Qemajl Krasniqi.
 
Megjithatë, Rahoveci n’Fokus ka mësuar se dy komandantët e batalioneve (nga katër sa janë gjithsej) Xhafer Kadiri dhe Lulzim Krasniqi, bashkë me delegatët e tyre munguan në këtë përzgjedhje.
 
Çka do të thotë kjo se, nga 101 delegatë sa i ka dega e Rahovecit, për zhvillimin e punimeve të pranishëm duhej të ishin 51.
 
Por, mungesa e publikimit të rezultatit ngjall dyshime. Përderisa degët tjera në Kosovë kanë publikuar të dhëna të detajuara, kështu nuk ka ndodhur me Rahovecin.
 
Si nga dega, ashtu edhe nga qendra, nuk është publikuar asnjë detaj, çka mund të çojë në hipotezën se mund të ketë pasur numra më pak sesa që është e nevojshme.
 
Gjithsesi, ne konform etikës gazetareske kemi çuar pyetje në drejtim të kreut të ri tashmë, z.Krasniqi dhe me marrjen e përgjigjes do të dalim me tjetër lajm.

Të ndërlidhura

Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

Akademia e Sporteve Dinamo Rahovec sot pritet ta shenjojë edhe stërvitjen e radhës. Kështu ka bërë të ditur vetë AS Dinamo përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”. Më…

Vazhdoni të lexoni...
Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë- Klinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës,…

Vazhdoni të lexoni...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju kenë ikur

Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

  • July 8, 2025
Kompleksi Sportiv pritet të gumëzhijë – Sot në ora 20:00 stërvitja e radhës e AS Dinamos

Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

  • July 8, 2025
Vetaksidentohet një mini-bus në Mrasor të Rahovecit

Në prag të sezonit të ri të Prison Break, Apeli konfirmon dënimin me 8 muaj burg për Avni Morinën

  • July 5, 2025
Në prag të sezonit të ri të Prison Break, Apeli konfirmon dënimin me 8 muaj burg për Avni Morinën

79 shkurorëzime më 2024 në Rahovec, 6 prej tyre nga martesat me më shumë se 25 vjet

  • July 4, 2025
79 shkurorëzime më 2024 në Rahovec, 6 prej tyre nga martesat me më shumë se 25 vjet