44-vjeçari rahovecian rrahet nga ish-bashkëshortja e vajza 20-vjeçare, këto dyja arrestohen

Një 44-vjeçar në Rahovec ka përfunduar në QKMF pas një sulmi të dyfishtë që, sipas tij, iu shkaktua nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij 20-vjeçare.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Demokracisë”, ku viktima ka njoftuar policinë se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike nga ish-bashkëshortja, F. Z. rreth 45-vjeçare dhe vajza e tij, E. Z. rreth 20-vjeçare.

Policia ka konstatuar lëndime trupore te viktima dhe e ka dërguar për trajtim mjekësor.

Ai ka deklaruar se posedon urdhër mbrojtës aktiv ndaj ish-bashkëshortes dhe se konflikti ka lindur nga problemet e vazhdueshme mes tyre.

Të dyshuarat janë shoqëruar në stacionin policor, ku kanë mohuar akuzat, por me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për “Dhunë në familje”.

 

Të ndërlidhura

Rahovecianja thërret policinë: Burri po më bën presion psiqik

Foto: Ilustrim Një rahovecase ka njoftuar Policinë e Kosovës, me pretendimin se burri i saj po i bën presion psiqik. Kështu bëri të ditur vetë institucioni përmes raportit 24-orësh.  “Është…

Vazhdoni të lexoni...
I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

Ilir Pallqa do të jetë kandidat i pavarur për asamble. Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke zyrtarizuar certifikimin nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor….

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Rahovecianja thërret policinë: Burri po më bën presion psiqik

  • August 16, 2025
Rahovecianja thërret policinë: Burri po më bën presion psiqik

44-vjeçari rahovecian rrahet nga ish-bashkëshortja e vajza 20-vjeçare, këto dyja arrestohen

  • August 15, 2025
44-vjeçari rahovecian rrahet nga ish-bashkëshortja e vajza 20-vjeçare, këto dyja arrestohen

I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

  • August 14, 2025
I lirë për Rahovecin, KQZ certifikon Ilir Pallqën si kandidat të pavarur

Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet

  • August 14, 2025
Shaip Shala: KH Rahoveci mund të shuhet