Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999

Në pikën kufitare të Horgoshit, mes Hungarisë dhe Serbisë, policia serbe ka arrestuar dy persona, H.E. 49-vjeç dhe B.E. 52-vjeç, dyshohet shtetas të Kosovës, me dyshimin për “kryerjen e një krimi lufte kundër popullsisë civile me disa anëtarë të UÇK-së më 9 gusht, 1999″.

Siç njofton ministria serbe e punëve të brendshme, ata dyshohen se në Rahovec kanë rrëmbyer një civil të kombësisë serbe, i cili, sipas tyre, është u zhdukur që nga ajo kohë.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Shërbimit të Hetimit të Krimeve të Luftës, në Kalimin Kufitar Horgosh në hyrje të Serbisë, arrestuan H. E. (1976) dhe B. E. (1973) për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile”.

Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës ‘UÇK’, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe J. M. më 9 gusht 1999, duke përdorur forcë fizike, armë zjarri dhe kërcënime serioze për jetën dhe gjymtyrët dhe e çuan atë në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë ai është zhdukur. J. M. ende listohet si person i zhdukur”, tha ministria serbe në një deklaratë, raporton Klankosova.tv.

Të dyshuarve iu dha urdhër të mbahen në paraburgim deri në 48 orë, me miratimin e Prokurorit Publik të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime Lufte.

Ata më pas do të sillen në zyrën e prokurorit kompetent me një kallëzim penal.

Të ndërlidhura

Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë. Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga komunikimet zyrtare me instancat relevante. Gjithsesi, mbetet të presim edhe…

Vazhdoni të lexoni...
Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

Një përplasje e fortë mes dy veturash është shënuar para pak çastesh në Bërnjakë të Rahovecit. Informatorët tanë dërguan menjëherë pamje në adresë të redaksisë, teksa mësuam edhe numrin e…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

OVL në Rahovec: Vëllezërit Emini të arrestuar në Serbi nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

  • August 14, 2025
OVL në Rahovec: Vëllezërit Emini të arrestuar në Serbi nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999

  • August 14, 2025
Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999

Sot në Fortesë varroset 4-vjeçari Lean Popaj që vdiq nga një aksident në Zvicër

  • August 14, 2025
Sot në Fortesë varroset 4-vjeçari Lean Popaj që vdiq nga një aksident në Zvicër

Bora Mullabazi nënshkruan me Pejën 03, klubi pejan e çon në qiell yllin e kombëtares së Kosovës

  • August 13, 2025
Bora Mullabazi nënshkruan me Pejën 03, klubi pejan e çon në qiell yllin e kombëtares së Kosovës