Sot në Fortesë varroset 4-vjeçari Lean Popaj që vdiq nga një aksident në Zvicër

Katërvjeçari Lean Popaj, i cili vdiq të hënën pasi u godit nga një veturë në Zvicër, do të varroset sot në Kosovë.

Fshati Fortesë i Rahovecit njoftoi se ai do të varroset në vendin prej nga vjen familja e tij.

“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 14 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Fortesë”, thuhet në njoftim.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

Vogëlushi vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, e përplasi 4-vjeçarin nga Kosova, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, siç kanë shkruar mediat në Zvicër.

Të ndërlidhura

Bora Mullabazi nënshkruan me Pejën 03, klubi pejan e çon në qiell yllin e kombëtares së Kosovës

Bora (Admir) Mullabazi është lojtarja më e re e klubit pejan të basketbollit femëror, Peja 03. Qe vetë ky i fundit që dha njoftimin për arritjen e marrëveshjes, ndërsa nuk…

Vazhdoni të lexoni...
Dita e kuadrove: Rikthejmë në skenë një nga emrat më me nam të komunës dhe jo vetëm, Osman Vuçitërnën

Po e vijojmë me kuadro. Pas diplomimit të doganierëve të rinj, po rikthejmë në skenë emrat me nam të komunës, por dhe jo vetëm. Vuçitërna, Mullabazi e Osa – për…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999

  • August 14, 2025
Policia serbe arreston dy kosovarë, pretendon se rrëmbyen një serb në Rahovec më 1999

Sot në Fortesë varroset 4-vjeçari Lean Popaj që vdiq nga një aksident në Zvicër

  • August 14, 2025
Sot në Fortesë varroset 4-vjeçari Lean Popaj që vdiq nga një aksident në Zvicër

Bora Mullabazi nënshkruan me Pejën 03, klubi pejan e çon në qiell yllin e kombëtares së Kosovës

  • August 13, 2025