
Për gurmanët e futbollit evropian, Bayern Munchen është një nga shembujt sesi cinizmi i skajshëm sportiv mund ta çojë dikë përpara. Besa edhe në finale. E atje s’i dihet hiç çka ndodhë.
I tillë po duket Edon Cana. Veç strukturat e forta të PDK-së që aktualisht janë në terren e dinë se çka po ndodhë realisht sa u përket shifrave.
Veç kësaj, paraqitja e mirë e degës së Partisë Demokratike në zgjedhjet qendrore mund ta ndihmojë dukshëm në ato lokalet, sepse fundja hapi i parë është i ditur botërisht: balotazhi.
Në parim Smajl Latifi mund të jetë favorit karshi Edon Cana, po e zëmë në aspektin sportiv, me koeficient 1.85 kundrejt 3.15 për fitoren e Canës, megjithatë historia ka dëshmuar që koeficienti 1.85 është lehtë i rrëshqitshëm, e kur e kujtojmë që po flasim për zgjedhje, që në 90% të rasteve etiketohen si të paparashikueshme, s’ka asgjë për të mos u besuar.
Shto këtu angazhimin e deritanishëm dhe lëvizjet e zjguara në asamble. Melinda Oruqi-Iska si gruaja e parë e pozicionuar me numër 3, pastaj Atdhe Rama një prurje ekstravagante e tipit Cana, duke mos harruar as dyshen kontributdhënëse Vuçitërna e Zllanoga që s’e kanë ndërmend të dorëzohen, përkundër super-konkurrencës. /Rahoveci n’Fokus