Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar

Foto: PDK

Edon Cana ka marrë bekimin e degës së PDK-së për të kandiduar për kryetar.

Kjo u konfirmua para pak çastesh nga vetë dega e kësaj partie përmes një komunikate.

Që nga dje, kjo çështje u mbyllë, pas tërheqjes nga Idriz Vehapi, e për të cilën gjë ne raportuam ekskluzivisht mbrëmë.

Ekskluzive: Zhvillime dramatike në PDK, Idriz Vehapi tërhiqet nga kandidatura, shkaku i Edon Canës

Tashmë edhe zyrtarisht dihen kandidatët për kryetar të Rahovecit: Smajl Latifi AAK, Edon Cana PDK, Ali Dula VV dhe Burim Krasniqi LDK.