Përparim Krasniqi s’di anglisht, nxjerr nga konteksti shkrimin e Reutersit – provon të propagandojë

Siç mundohen ta bëjnë në të shumtën e herave, vartësit e Smajl Latifit po mundohen që të përfitojnë politikisht nga gjithçka. 

Megjithatë kjo nuk u pin ujë, sidomos në redaksinë tonë. Ka qenë drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi që një shkrim të REUTERS-it e ka nxjerr nga konteksti. Jo vetëm kaq, ai madje edhe ka propaganduar, duke shtuar se gjiganti mediatik ka lavdëruar punën e Smajl Latifit, gjë që s’është e vërtetë.

REUTERS theksin e ka vënë te angazhimi i punëtorëve gjatë natës për shkak të temperaturave të larta. 

“Punëtorët shtrojnë asfalt gjatë natës për t’i evituar temperaturat e larta të ditës”, thuhet në titullin përkatës. 

Por, deri këtu shkon kjo propagandë ku injorohet kompania Lika dhe punëtorët e saj të vyer që punojnë në cilëndo kohë./Rahoveci n’Fokus